Telegrafi

Diskutohet për parandalimin e problemeve të mjedisit

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi sot organizojnë tryezën me temë “Parandalimi dhe luftimi i problemeve të mjedisit”.

Avokati i Popullit dhe IKD gjatë kësaj tryeze do të prezantojnë mbi procedurat joefektive për shqyrtimin e lëndëve mjedisore nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Në tryezë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente që kanë për detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe përfaqësuesit kompetent nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, përkatësisht nga sistemi gjyqësor, sistemi prokurorial dhe policia.