Site icon Telegrafi

Diskutohet për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Sllovenia

Njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga shteti i Sllovenisë ka qenë temë e diskutimit mes zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria thuhet se në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për fushat, në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi.

“Fokusi i diskutimit ishte te bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve dhe konsultimet politike me Slloveninë”.

“Ambasadorja ka folur gjithashtu për projekte të përbashkëta, që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë, me krijimin e asociacioneve të përbashkëta që do të ndihmonin kategori të caktuara, përfshirë edhe prodhues të pijeve apo fermerë”.

“Gashi e falënderoi ambasadoren, e cila u zotua që do ta marrë parasysh kërkesën dhe se do të interesohet për ta adresuar këtë çështje tutje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version