Telegrafi

Diskutohet për ligjin e punës dhe pushimin e lehonisë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) do të mbajë takimin e përbashkët me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, ministrin Skënder Reçica dhe bizneset.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi në lidhje me dy ligje të cilat janë duke u diskutuar në Qeverinë e Kosovës, e që janë: Ligji mbi TVSH-në, Ligji i punës dhe pushimi i lehonisë dhe problemet e tjera të cilat kanë të bëjnë me ambientin e të bërit biznes në Kosovë. /Telegrafi/