Telegrafi

Diskutohet për bashkëpunim turistik Ohër – Selanik

Kryetari i Selanikut, Giannis Boutaris ka vizituar qytetin e Ohrit, ku ka patur një takim joformal me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Paraardhësit e tij janë nga Krusheva, kurse Boutaris ishte ftuar nga kryetari Gjorge Ivanov që të merr pjesë në Shkollën për liderë të rinj.

Në këtë takim u arrit një marrëveshje që operatorët turistik grek të marrin pjesë në promovimin e ”Ohri 2016” që ka për qëllim njoftimin e punëtorëve turistik me bukuritë natyrore dhe kulturore dhe me potencialet turistike që i ofron Ohri, posaçërisht në format alternative të turizmit.

Gjithashtu, nga bisedimet është arritur edhe një marrëveshje tjetër, që Ohri të ketë promovim turistik në Selanik. është diskutuar edhe për lëshimin e një linje ajrore Ohër – Selanik, që do të ishte në të mirë të të dy vendeve, për turizmin dhe për sferën e biznesit./Telegrafi/