Telegrafi

Diskutohet pasardhësi i Bhuttos dhe zgjedhjet

Në një mbledhje, djali i zonjës Bhutto pritet të lexojë testamentin e saj dhe një mesazh për të ardhmen e partisë.

Sipas disa njoftimeve, një nga kandidatët për kreun e partisë është bashkëshorti i zonjës Bhutto, Asif Ali Zardari.

Në trazirat që pasuan vdekjen e zonjës Bhutto janë vrarë mbi dyzet persona dhe është vënë në dyshim mbajtja e zgjedhjeve.

Një udhëheqës tjetër i opozitës, Nawaz Sharif, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. /bbc/