Telegrafi

Diskutohet mbi politikat shëndetësore në nivel vendi

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sot do të diskutojë mbi politikat shëndetësore në nivel vendi.

Në lidhje me këtë, ata kanë ftuar edhe Dr. Ilirjana Bajraktari e cila është eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore.

Po ashtu, ky komision pritet të ketë një diskutim për mbajtjen e dëgjimit publik për projektligjin e punës.

Mbledhja mbahet në ora 11:00 në njërën prej sallave të Kuvendit të Kosovë. /kp/