Site icon Telegrafi

Diskutohet buxhetimi gjinor

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbështetur nga UNDP-ja, sot mban takimin e deputeteve të Kuvendit dhe mbi 100 asamblistëve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilin do të diskutohet për buxhetimin gjinor.

Takimi është planifikuar të ofrojë fokus të ri në aspektet e buxhetimit gjinor dhe të paraqes përpjekje të re në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të gruas në politikë, për të adresuar në mënyrë të përbashkët çështjet e buxhetimit gjinor dhe për promovimin e barazisë gjinore brenda kontekstit dhe rrethanave aktuale në Kosovë.

Exit mobile version