Telegrafi

Diskutohet bashkëpunimi në arsim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrit i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se sot ka pritur një grup të intelektualëve, përfshirë udhëheqës të shkollave, profesorë dhe pedagogë të shkollave të Tiranës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve gjithëkombëtare për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, njëherësh për të shënuar edhe 12 vjetorin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes shkollave të Kosovës me ato të Shqipërisë.

“Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve tona në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me mësimdhënës dhe nxënës dhe këmbimin e vizitave reciproke. Ne do të përkrahim çdo iniciativë që qon drejt thellimit të bashkëpunimit reciprok në arsim në mes dy vendeve dhe që fuqizon rrugëtimin e përbashkët integrues në proceset edukative dhe arsimore”, ka shkruar Bytyqi.