Në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të diskutohen ndryshimet e ligjit për deputetët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto ndryshime parashohin uljen e harxhimeve rrugore për të zgjedhurit e popullit.
Ndryshimet parashohin që në vend të 30% kompenzim të çmimit shitës për litër të derivateve, sipas kilometrave të kaluar të veturës që shfrytëzohet, deputetët të marrin vetëm 20% kompenzim.
Për t’u ndryshuar këto gjëra, duhet ndryshim edhe në ligjin për rroga dhe kompenzime tjera të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar, që gjithashtu e rregullon këtë çështje./Telegrafi/