Në takimin në mes të ministrit të financave Kiril Minovski dhe zv. ministrit plotësues Kire Naumov, u bisedua për temat e tanishme, siç janë huazimi me euroobligacionin e ri, pagesa e dëmeve të të vërshuarve, si edhe sjelljen e një buxheti për vitin 2017, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Naumov konsideron se në rrethana të këtilla politike duhe të shkohet në ”financim të përkohshëm buxhetor”, e jo të propozohet dhe miratohet një buxhet i ri.
Kjo nënkupton se me vendim të qeverisë do të sigurohen mjete financiare për pagesën e obligimeve të tanishme dhe të planifikuara, kurse financimi i përkohshëm nënkupton pasqyrim i tremujorit të parë të buxhetit për vitin 2016./Telegrafi/