Telegrafi

Diskutim i tensionuar në dhomën e zhveshjes të Barcelonës – fraza  më e diskutuar ishte që me këtë lojë nuk fitohet Liga e Kampionëve  

Barcelona fitoi 2-1 ndaj Slavia Pragës në një ndeshje që nuk bindën aspak djhe kjo bëri që të kishte edhe tension në dhomën e zhveshjes.

Pas hyrjes në dhomat e zhveshjes lojtarët patën një diskutim, ku ishin prezent edhe drejtuesit e skuadrës.

“Ne nuk do ta fitojmë Ligën e Kampionëve duke luajtur kështu”, ishte një nga frazat e përsëritura, siç ishte edhe më parë nga emisionin El Chiringuito dhe tani konfirmohet nga MARCA.

Goli i pranuar ndaj Slavia Pragës . (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)

Ndeshja në Pragë u kujtoi lojtarëve ndeshjet si ajo në Romë dhe Liverpool , ku ata e humbën kontrollin dhe u eliminuan.

Lojtarët e dinë që duhet të përmirësohen dhe adresimi i disa çështjeve, bën që të shkojnë më larg në Evropë këtë vit.

“Unë mendoj se duhet të flasim për disa gjëra” kishte thënë Marc-Andre ter Stegen pas ndeshjes, duke mos i treguar detajet pasi sipas tij është çështje e brendshme.

Marc-Andre ter Stegen . (Photo by Thomas Eisenhuth/Getty Images)

Një ditë pas ndeshjes, asgjë nuk ndodhi në seancën e planifikuar të stërvitjes dhe nuk pati asnjë fjalim nga trajneri Ernesto Valverde. /Telegrafi/