Telegrafi

Diskutimi i banorëve të Pallçishtit me kryetarin e Komunës së Bogovinës për ujin e pijshëm

Banorët e fshatit Pallçisht dje sërish kanë protestuar në shenjë revolte për mungesën e ujit të pijshëm.

Në protestat e djeshme ka qenë prezent edhe kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, me të cilin kanë pasur diskutim disa prej protestuesve.

Banorët e fshatit Pallçisht kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave, nëse komuna nuk fillon me aktivitetet punuese për të zgjidhur çështjen me ujin e pijshëm.

Ndryshe, ditë më parë banorët e fshatit Pallçishtë, të Bogovinës bllokuan rrugën rajonale Tetovë – Gostivar duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre për mungesën e ujit.

Fajin kryesor ata ia hedhin Komunës së Bogovinës. Banorët thonë se premtime ka vazhdimisht, por për dy dekada nuk është bërë as investimi më i vogël në Pallçisht./Telegrafi/