Në Shkup organizohet debat publik për dhunën psiko fizike nëpër shkolla të mesme dhe fillore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky diskutim ka për mision të nxjerr në pah të gjithë shkaqet që çojnë në këtë aktivitet destruktiv mes të rinjëve.
Ky diskutim do të zhvillohet në mes tre grupeve punuese të cilët do të diskutojnë rreth shkaqeve të kësaj dukurie.
Konkluzat do të shpërndahen nëpër shkolla dhe do të ju shpërndahen mediumeve për të sensibilizuar prindëri, edukuesit dhe nxënësit./Telegrafi/