Në organizim të Institutit për politikë evropiane, sot në Shkup do të mbahet diskutim për zgjidhje alternative të kontesteve, si pjesë e projektit ‘Ndjekje e reformave në sferën e drejtësisë’, sipas Strategjisë për Evropën Juglindore 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ngjarjen do ta hapë drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Malinka Ristevska-Jordanova, ndërkaq do të diskutojnë ekspertë të shquar nga kjo fushë.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë për Mbështetjen e ARS: përmirësimi i kornizës ligjore për zgjidhje alternative të kotesteve dhe mundësim i bashkëpunimit juridik dhe institucional me sistemin gjyqësor dhe sistemin për ekzekutim. /Telegrafi/