Telegrafi

Diskutim për rolin e grupeve joformale të grave në politikë-bërje

Demokraci Plus në bashkëpunim me CoDe organizon tryezën “Roli i grupeve jo formale të grave në politikë-bërje – Shkëmbimi i përvojave në mes të grupeve jo formale të grave në nivel lokal dhe institucioneve qendrore”.

Qëllimi i kësaj tryeze është hapja e një forumi diskutimi rreth sfidave dhe mundësive të grupeve jo formale të grave në legjislaturën e re për të ndikuar në politikë-bërje në nivel lokal.

Gjithashtu do të diskutohet për nevojën për rritje të angazhimit të këshilltareve komunale për avokim për barazi gjinore dhe përfshirje më të madhe të komunitetit në qeverisje lokale.