Në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com do të transmetohet emisioni për investimet e diasporës si dhe ato gjermane në Kosovë.
A ka investime të mjaftueshme dhe interesim për të investuar në Kosovë? Çka mund të ofrojë më shumë Kosova e institucionet e saj për të tërhequr investime nga shtete si Gjermania?
Si mund të përdoret ekspertiza e diasporës (histori suksesi) për t’i shndërruar remitencat në investime?
A ka histori të suksesi nga investimet e huaja në Kosovë dhe cilat janë potencialet që mund ti ketë vendi ynë?
Si mund të përdoret ekspertiza e diasporës për t’i shndërruar remitancat në investime?
Për të diskutuar për këto tema, në diskutim kanë marr pjesë:
– Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
– Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe
– Fadil Hoxha, pronar i Jaha Solar / investitor nga diaspora
Ky emision është relizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe është moderuar nga kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.