Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatësve si garanci e të drejtave dhe lirive të njerëzve dhe roli i Shoqatës së gjykatësve në përforcimin dhe përparimin e pavarësisë në gjyqësi, janë temat në të cilat do të bisedohet në konferencën që do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paraparë që fjalime përshëndetëse të kenë Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve, gjykatësi i Gjykatës supreme, pastaj ambasadorja Nina Suomalainen, shefe e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Charls Garrett, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Maqedoni, njofton AIM.
Kjo është ngjarje përfundimtare nga projekti të cilin e kanë realizuar në bashkëpunim me Departamentin për qeverisjen e të drejtës pranë misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasada Britanike dhe Instituti për Hulumtime Juridike dhe Analiza. /Telegrafi/