Instituti Riinvest organizon sot tryezën “Ndërmarrësia e Grave”, ku do të bëhet prezantimi i raportit si dhe gjetjet e anketës së bërë me mbi 300 gra ndërmarrëse, i pari i këtyre përmasave në Kosovë.
Sipas njoftimit, analiza e gjendjes së bizneseve të udhëhequra nga gratë, është bërë duke u fokusuar në karakteristikat e performancën e bizneseve, barrierat e të bërit biznes, financimin dhe çështjet socio-ekonomike.
“Raporti analizon të dhënat e mbledhura, për të ofruar njohuri mbi karakteristikat unike, rolin e tanishëm dhe mundësitë për rritjen e grave ndërmarrëse. Në këtë mënyrë, tryeza do të shërbejë për të diskutuar rekomandime që synojnë përmirësimin e gjendjes aktuale. Panelistë të ftuar në këtë tryezë janë Bajram Hasani, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Lendita Kastrati, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, Drenusha Shala, Baruti AG, Syzana Aliu, Magic Ice, Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, si dhe ndërmarrëse tjera. /Telegrafi/