Telegrafi

Disku që ruan të dhënat tuaja përjetë

Bëhet fjalë për një disk me kapacitet normal 4.7 GB, i projektuar për të ruajtur të dhënat tuaja përgjithmonë, deri në çastin kur ju vetë vendosni t’i fshini ato. Ky M-Disc është menduar të prodhohet për bizneset, arkivuesit, fotografët por edhe për njerëzit e thjeshtë të cilët kërkojnë jetëgjatësi të të dhënave të tyre personale.

Disku i Millenatës do të dalë masivisht në treg në muajin Tetor dhe do të kushtojë 2.99 $. Një pako me pesë të tillë do të kushtojë 13.89 $ ndërsa një pako 10-shte kushton 26.59$. /Telegrafi/