Ish-aktores së filmave për të rritur, Mia Khalifës, i ka kushtuar shtrenjtë një ndeshje e hokejit që ka ndjekur nga afër.
Ajo u godit rastësisht gjatë ndeshjes nga një disk hokeji, në gjoksin e saj të majtë.
Ky disk i dëmtoi asaj rëndë protezën e silikonit, dhe si rrjedhojë u detyrua të marrë trajtim të menjëhershëm.
“Kam qëndruar ulur pas xhamit, vetëm kur topi erdhi, dhe në momentin e parë nuk kuptova se çfarë ishte”, ka thënë ajo.
Tutje, Mia ka treguar se menjëherë pas lëndimit, është munduar të mjekojë veten.
“Po mbaja gjoksin tim me dorë, sepse kisha frikë që po ta lija, gjaku do të përhapej gjithandej”, ka deklaruar tutje Khalifa.
Ajo gjithashtu zbuloi se do t’i nënshtrohet një operacioni për të rikuperuar dëmet që u shkaktuan në gjoksin e saj. /Telegrafi/