Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët hedhin mbeturina në hapësirat publike, rrugët dhe sheshet tona, por nuk hasen rastet kur ata edhe gjobiten për këtë vepër. Disa e bëjnë nga papërgjegjshmëria, e disa nuk kanë se ku i hedhin, të paktën kështu ndodh në Komunën e Çairit nga banorët rom, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shqetësimet nga ana e qytetarëve në Komunën e Çairit nuk kanë të ndalur, kësaj rradhe bëhet fjalë për romët e po kësaj Komune. Ata nuk kanë ku i hedhin mbeturinat. Diskriminimi edhe në këtë aspekt i ‘shoqëron’ romët, kështu shkruan qytetarja Valbona Reka në profilin e saj në Facebook.
Reka thotë se romët nuk kanë se ku i hedhin mbeturinat dhe si rezultat i mungesës së kontejnerëve, mbeturinat hidhen në tokë. Fotografitë në vijim tregojnë qartë gjendjen e një lagjeje e mbushur me mbeturina. /Telegrafi/