Site icon Telegrafi

Diskriminimi në bazë të nevojave të veçanta të njerëzve nuk njihet nga ligjet në Maqedoni

Hulumtimi i bërë nga Avokati i Popullit tregon se thuajse gjysma e shkollave të mesme në Maqedoni nuk kanë laura hyrëse, kurse tetë shkolla ku ka nxënës me nevoja të veçanta nuk kanë asnjë qasje fizike për këta nxënës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qasje në toale ka në 13% të shkollave, kurse ashensor të brendshëm për ngjitje dhe zbritje nëpër kate të shkollës ka vetëm në dy shkolla.

Hulumtimi tregon se 74 e shkollave nuk kanë ndihmesa pedagogjike-didaktike dhe mjete arsimore, edhe pse 45 shkolla kanë nxënës me nevoja të veçanta. Vetëm 12 shkolla, ose 13.2% posedojnë ndihmesa të këtilla dhe mjete mësimore. Më shumë se gjysma e shkollave të mesme nuk ka defektolog.

Në prezantimin e raportit, Avokati i Popullit tha se arsimi, ashtu siç është tani për tani, ka tendencë për integrim, e jo edhe për gjithëpërfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërkaq ligjet nuk e njohin këtë kategori si bazë diskriminimi./Telegrafi/

Exit mobile version