Sot nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë do të mbjellën më shumë se dy milionë fidane të drunjëve me qëllimin që të rriten hapësirat e gjelbërta nëpër të gjithë hapësirat, vendbanimet dhe qytetet e Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por, ajo çka bie në sy është numri i fidaneve të ndara nga shteti për komunat e Maqedonisë. Dukshëm ka diskriminim për disa komuna në ndarjen e fidaneve.
Për këtë, Komuna Qendër sot ka marrë vetëm 120 fidane, komuna Karposh ka marrë 1020 fidane kurse komuna e Gjorçe Petrovi 85.293.
Nga Komuna Qendër e kanë komentuar këtë ndarje duke e quajtur si praktikë që e vazhdon pushteti ku e diskriminon edhe me drunjë këtë komunë./Telegrafi/