Site icon Telegrafi

Disiplina dënon Dritën dhe Gjilanin

Komisioni Disiplinor është treguar i pamëshirshëm për Gjilanin dhe Dritën.

FFK i ka gjobitur me mjete financiare në lidhje me duelin e javës së shkuar, me ç’rast tifozëritë e dy skuadrave kishin përdorur fjalë fyese në kor ndaj ndërmjet veti dhe kishin hedhur flakadanë në fushë.

Ekipi i Gjilanit është dënuar me 800 euro, ndërkohë ai i Dritës me 1,000 euro.

Pa u dënuar nuk ka mbetur as Sheremet Isufi, ndihmës trajner i KF Trepçës i cili kishte pasur një konflikt verbal me delegatin e ndeshjes në kuadër të 1/8 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës. Ai është dënuar me 250 euro.

Ndërkohë edhe futbollisti i Flamurtarit, Gëzim Syla, është dënuar me tri ndeshje mos lojë për shkak se në kuadër të 1/8 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës pikërisht ndaj Trepçës ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Exit mobile version