Çështja penale e ngritur fillimisht ndaj punëtorit Alqi Koroveshi që kishte bërë betonimin e varreve i paguar nga Omonia është pushuar, bëri të ditur të martën media në Tiranë.
Dhunimi I varreve të vjetra të Boboshticës për të ngritur një rrugicë të betonuar që të çonte tek Memoriali i një ushtari të vrarë grek gjatë luftës italo-greke, shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri.
Media paraqiti pamje të varreve të vjetra të dëmtuara dhe eshtra që ishin nxjerrë në sipërfaqe. /Telegrafi/