Po hyn në decenien e tetë të jetës, por duket perfekt
Duket si manekine e re, edhe pse ka hyrë në decenien e tetë të jetës dhe tani prezanton syzet e diellit dhe kornizat e dioptrisë si pjesë të markës e cila bart emrin e saj, transmeton Telegrafi.
Disenjatorja amerikane e fustaneve të nusërisë Vera Wang është bërë manekine e shtëpisë vetjake të modës, duke reklamuar koleksionin e ri të syzeve.
Pa dyshim, asaj manekinet nuk i nevojiten, meqenëse ka dukje shumë rinore dhe i prezanton kornizat me syze dielli, si edhe syze me dioptri.
Në fotografi kryesisht është e veshur me kombinime të zakonshme bardh e zi, në mënyrë që aksesori të cilin e reklamon të nxirret në pah.
Të gjitha syzet e diellit janë të zeza, por janë të qasshme në ngjyra të ndryshme.
Megjithatë, kur është fjala për gjithë kompaninë, shumica para se t’i vërejnë syzet, kanë vërejtur dukjen e shkëlqyeshme të Vera Wang në moshën 71-vjeçare.
/Telegrafi/