Site icon Telegrafi

Discovery Sport bëhet Land Roveri i shitur më së shpejti ndonjëherë (Foto)

Për të festuar arritjen, Land Rover do ta lansojë një Landmark Edition për Discovery Sport

Ky SUV që u lansua më 2014, është shitur në më se 350 mijë njësi, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, prodhuesi britanik ngarkoi në anije 126,078 njësi të Discovery Sport.

Në këtë formë, ky bëhet modeli i shitur më së shpejti, në historinë 70-vjeçare të Land Rover.

Kjo arritje do të testohet me një edicion special, që e ofron këtë veturë në tri ngjyra, si dhe disa elemente nga modelet e mëparshme.

Në përgjithësi, pamja e jashtme do të ngjajë me Graphiti Atlas, ndërsa ka rrota të veçanta ‘Mantis’ me 19-inc.

Brenda dominon ngjyra e zezë, me karrige lëkure dhe tapiceri luksoze, teksa përfundimet janë nga alumini me nuancë origjinale.

“Blerësit janë të dashuruar ndaj këtij modeli, sepse është shpirti i Land Rover. Ka mundësi t’i transportojë shtatë persona, në mënyrë komode, nëpër të gjitha terrenet”, ka thënë shefi i marketingut Finbar McFall.

Rover Discovery Sport Landmark, do të vije me motorin 2.0-litra dhe katër cilindra, që prodhon 180 kuajfuqi për versionet me naftë, teksa 240 kuajfuqi për ato me benzinë. Porositë për këtë model kanë filluar, ndërsa pagesa fillon prej 46 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version