Telegrafi

Discovery përmbyll misionin e fundit

Discovery, që është rekorder sa i përket gjatësisë në raport me fluturaket tjera hapësinore me ekuipazh njerëzor, është njëra nga tre fluturaket të cilat NASA do t’i pensionojë.

Me aterrimin e të mërkurës, Discovery ka përfunduar misionin 13-ditësh gjatë të cilit ka transportuar pajisje dhe rezerva në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë (ISS), me ç’rast me komponentët e rinj do të përfundojë ndërtimi i këtij stacioni, i cili vlen 100 miliardë dollarë, ndërsa ndërtimi i tij ka filluar në vitin 1998.

SHBA-të në të ardhmen do të shfrytëzojnë anijet kozmike ruse për dërgimin e astronautëve në ISS, ndërsa NASA është e përgatitur që në të ardhmen të blejë fluturake kozmike nga kompanitë komerciale, të cilat do të transportojnë njerëz në gjithësi. /Telegrafi/