Telegrafi

“Discover Viral Singing Videos” promovon Laureta Hasanin e “The Voice of Albania 6” (Video)

Tashmë ka filluar edhe edicioni i gjashtë i talent shout shqiptar ‘The Voice of Albania’.

Konkurrentja Laureta Hasani ka bërë një performancë jashtëzakonisht të mirë, e cila gjë ka bërë të përzgjidhet dhe të jetë pjesë e skuadrës së Rona Nishliut.

E kjo paraqitje e këngëtares shqiptare ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale anembanë botës, transmeton Telegrafi.

“Discover Viral Singing Videos” ka bërë shpërndarjen e audicionit të fshehur të këngëtares ferizajase Hasani.

Kjo e fundit theksojmë se është paraqitur me një këngë shumë të vështirë të DemiLovatos, “Stone Cold”, ku cilësitë e saj vokale janë nënvizuar madje dhe mbështetur nga DVSV.

Ndryshe, juria e përbërë prej Alban Skënderajt, Rona Nishliut, Xuxit dhe Besa Kokëdhimës janë në fazën e krijimit të ekipeve. /Telegrafi/