Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të sanimit të gypit të ujit azbest me diametër fi 200 mm në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm nga ora 10:00 deri 16:00.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me sanimin e tij.
Pa ujë të pijshëm do të mbeten tri zona të Fushë Kosovës, rruga “Nënë Tereza” ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, fshati Uglar dhe fshati Bresje.
Intervenimet në riparimin e gypave me diametër të madh, pasojnë edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë, për aq kohë sa zgjatë sanimi. /Telegrafi/