Site icon Telegrafi

Disa zjarre akoma aktive në Maqedoni

Në territorin e Maqedonisë momentalisht aktive janë disa zjarre në Komunën e Makedonski Brod, Kavadarit, Kërçovës, Dollnenit, Prilepit, Tetovës dhe Bërvenicës, informoi sot zëdhënësja e Qendrës për menaxhim me kriza, Nadica Vçkova.

Ajo shtoi se në lokalizimin e zjarrit në Makedonski Brod janë angazhuar disa helikopterë të ARM-së, i cili është përhapur edhe në fshatrat Brest, Rastesh, Vollçe dhe Zagrad, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Komunën e Kërçovës aktiv është zjarri në bjeshkën Bistra dhe po përhapet në male. Ekipe të vetëqeverisjes lokale nga Kërçova, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza janë në vendin e ngjarjes”, tha Vçkova.

Ajo shtoi se në rajonin e Tetovës aktiv është zjarri në fshatin Kopancë, Tudencë dhe Siriçinë në Komunën e Jegunovcës, ku digjen barë i thatë dhe pyje të ulëta.

Për lokalizimin e zjarreve në Maqedoni janë angazhuar helikopterë nga Bullgaria dhe Izraeli./Telegrafi/

Exit mobile version