Disa zjarre vazhdojnë të jenë aktive në Maqedoni. Për sot pasdite është paraparë seancë qeveritare, në të cilën një nga pikat e rendit të ditës është edhe gjendja e shkaktuar nga zjarret dhe vala e të nxehtit.
Sipas informacioneve të fundit të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) zjarri në Katllanovë. Ndërsa prej mëngjesit për shkak të terreni të paarritshëm, në shuarjen e zjarreve janë kyçur edhe dy avionë zjarrfikës të QMK-së dhe avionë të Izraelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mënyrë që të parandalohet përhapja e zjarrit drejt fshatit Konjare, po veprohet edhe me disa makina të zjarrfikësve.
Nën kontroll janë vendosur zjarret në Suva Gora, si dhe në fshatin Vollçe. Sipas QMK-së zjarri në rajonin e Kavadarit akoma është aktiv, ndërsa zjarre ka edhe në rajonin e Prilepit./Telegrafi/