Site icon Telegrafi

Disa zakone për të mos nxitur migrenën

Pothuaj 90 për qind e popullsisë vuan, të paktën një herë në jetë, nga dhimbja e kokës. Por ata që vuajnë më shumë, e dinë mjaft mirë sa dhimbje e bezdisur është dhe sa shumë efekte negative ka për shëndetin.

Këtu ka disa truke të vogla, të cilat mund të të bëjnë ta mbash sa më larg dhimbjen e kokës.

Ushqehu dhe hidratohu

Koha mes vakteve është një kohë e gjatë, e cila bën që niveli i sheqerit në gjak të bjerë, derisa çon edhe në migrenë. Për këtë arsye është mirë që në çantë të mbash gjithmonë ca fruta të thata, arra, bajame ose disa perime organike, të cilat të mbajnë edhe të hidratuar përgjatë vakteve.

Përdor vitamina shtesë

Disa hulumtime të bëra së fundi kanë treguar se përdorimi i vitaminave B2, magnezi apo produktet me përmbajtje të koenzimave Q10 (CoQ10), mund të ndihmojnë në parandalimin e migrenës. Vetëm mos harro të konsultohesh me mjekun para se të përdorësh këto preparate shtesë (veçanërisht në rastet e shtatzënisë apo moshës së tretë).

Mbaj nën kontroll zemrën

Një studim suedez ka dalë në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga migrena dhe kanë një aktivitet fizik, të paktën tri herë në javë, kanë pasur më pak dhimbje koke dhe, pas tre muajsh, dhimbja u është reduktuar në nivele të dukshme. Prandaj duhet të bësh çdo lloj aktiviteti (Zumba, vrap, stërvitje, kërcim etj.) për të mbajtur nën kontroll migrenën.

Lexo po ashtu Si ndikon dhjami i tepërt në organe? Migrena rritet me 40 për qind

Ndrysho rutinën

Nuk është aspak çudi që stresi të çon në migrenë, por vetë stresi nuk mund të jetë fajtor, pa pasur një shkak të fortë. Sipas një studimi në muajin prill, nga Qendra e Migrenës, në Nju-Jork, ulja e nivelit të kortizolit mund të shkaktojë dhimbje koke. Nëse nuk je e përgatitur për të ndryshuar rutinën, të paktën përpiqu për të parandaluar uljen e nivelit të kortizolit.

Lexo po ashtu Ju dhemb koka? Blini vibrator!

Bëj jetë aktive seksuale

Sipas një studimi gjerman të vitit të kaluar, përveç faktit që largon stresin, seksi mund të asgjësojë edhe simptomën e migrenës. Lehtësimi i dhimbjes së kokës mund të jetë për shkak të lirimit të endorfinës që çliron trupi gjatë marrëdhënies. Pas orgazmës, do të përfitosh më shumë, prandaj sigurohu që të bësh jetë të shëndetshme seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version