Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
E njëjta nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar as ato nga përditshmëria.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo ka zgjedhur të prezantojë kostumet e saj për Halloween ndër vitesh.
Bukuroshja në secilën dukje vjen mjaft unike, derisa ka zgjedhur personazhe të ndryshme për t’u transformuar.
Në vitin 2015, Anxhelina është shndërruar në ‘Little Mermaid’, një vit më pas në yllin botëror, Christina Aguilera, në vitin 2017 në karakterin e “The Mad Hatter” dhe në vitin 2018 zgjodhi një kostum më ndryshe.
Këngëtarja Hadërgjonaj vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, edhe pse ka kohë që nuk ka sjellë prurje të reja.
Ajo prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jetën dhe karrierën e saj. /Telegrafi/