Telegrafi

Disa vite para ndarjes nga bashkëshortja, Hugh Jackman ishte spekuluar se është homoseksual

Seksualiteti i Hugh Jackman është vënë në pikëpyetje gjatë gjithë karrierës së tij, por ai dhe tashmë ish-gruaja e tij, Deborra-Lee Furness, ishin gjithmonë të gatshëm t’i mbyllnin këto thashetheme.

Në vitin 2013, ylli i “X-Men”, 54 vjeç, tha për “60 Minutes” të Australisë se ndihej i frustruar nga spekulimet e vazhdueshme, sipas Huffington Post.

“Për mua, gjithsesi, nuk është gjëja më interesante për një person. Unë jam i frustruar për Deb, sepse shoh që Deb thotë: “Ah, kjo është thjesht e çmendur!”, kishte deklaruar ai.

Foto: Getty Images

Furness, 67, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në intervistë në atë kohë, thuhet se tha: “Nëse ai do të ishte homoseksual, mirë, ai do të thoshte se është homoseksual. Është e bezdisshme sepse nuk është e vërtetë”.

Në një intervistë të veçantë me Hollywood Reporter në të njëjtin vit, Jackman tregoi se thashethemet për të qenë homoseksual kishin filluar të dëmtonin gruan e tij të atëhershme, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Vetëm kohët e fundit, kjo e shqetëson atë, Ajo thotë: ‘Është e madhe. Është kudo!”, ka pranuar aktori.

Jackman dhe Furness u takuan në vitin 1995 në xhirimet e serialit televiziv australian “Correlli” dhe u duk se kishin një martesë të lumtur për gati tre dekada.

Lexo po ashtu Hugh Jackman ndahet nga bashkëshortja Deborra-Lee Furness pas 27 vitesh martesë

Diferenca e tyre 13-vjeçare në moshë ishte gjithmonë një temë diskutimi, por ylli i “Wolverine” pohoi se ai ishte më i pjekuri në marrëdhënie.

Foto: Getty Images

Jackman dhe Furness vendosën të ndaheshin, megjithatë, të premten pas 27 vitesh martesë.

Ata u martuan në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë, Oscar Maximilian Jackman, 23 vjeç dhe Ava Eliot Jackman, 18, të cilët të dy janë të birësuar. /Telegrafi/