Kur vie puna tek dështimet në parking, këto mund të jenë disa nga më të kushtueshmet.
DailyMail.com raporton se ishte “futur” në TikTok për të gjetur një sërë “fatkeqësish” të ankorimit që përfshijnë jahte shumë milionëshe nga e gjithë SHBA, Karaibet, Evropa dhe më gjerë.
Teksa kapitenët kanë vështirësi në futjen e anijeve të tyre në shtretër të ngushtë dhe marina të mbushura me anije, incidentet zhvillohen me rezultate katastrofike.
Një klip kap momentin kur një superjaht 85 metërsh Ecstasea u përplas me një dhomë kontrolli të urës ndërsa hynte në lagunën e Gjirit Simpson në St Maarten.
Duke filmuar incidentin tronditës, përdoruesi “@coolmariners123” vuri në dukje se për shkak të një kombinimi të “erërave të pafavorshme dhe kushteve aktuale” jahti doli nga kursi, përcjell Telegrafi.
@superyacht what would you do?? #yacht #boat #crash #fail ♬ Oh No – Kreepa
Klipi i tij tregon jahtin që shkatërron dhomën e saj kontrollit teksa anija kalon pranë urës.
Një tjetër video e postuar nga “@saltcharters” tregon një përplasje jahti që u bë kryefjalë marsin e kaluar.
Një drejtor ekzekutiv nga San Diego, me emrin Joel Praneet Siam vodhi një jaht me gjatësi prej 20 metrave në Newport Harbor dhe e mori atë për një xhiro “shkatërruese”, duke u përplasur me dhjetëra varka dhe duke plagosur një grua.
@yacht_buoy ? #boat #boats #boatsgonewild #roughsea #powerboat #motorboat #motoryacht #docking #boating #boatinglife #boatingfun #boatingfails #boatinglifestyle ♬ original sound – Yacht Buoy
Pamjet e ngjarjes shfaqin Siam duke u përplasur me varkat teksa ngiste jahtin me shpejtësi të lartë përpara se të tërhiqet dhe pothuajse të shkatërrojë të gjithë anijet që ndodhesin në port.
Një tjetër dështim epik i ankorimit, i cili bëri xhiron në rrjetet sociale në shkurt 2021, përfshinte një superjaht prej 90 milionë dollarësh në pronësi të manjatit të lëngjeve Capri Sun, Hans Peter Wild.
Pamjet tregojnë superjahtin GO – i cili në bordin e saj ka një platformë të helikopterit, palestër, dhomë me avull, pishinë dhe spitalin e vet – teksa çan në një bankinë prej druri dhe murin e portit prej betoni në Simpson Bay, St Maarten.
@coolmariners123 The 85.95-meter superyacht Ecstasea was involved in an accident in the Simpson Bay lagoon. Upon entering the bay on December 15, 2019, a combination of adverse winds and current conditions is believed to have caused the superyacht to veer to starboard and collide with the control room on the Simpson Bay Bridge. The bridge operator is no doubt thanking his lucky stars that he was outside the control room when the yacht came through. Please like the video & follow the account ? #sea #sailor #ship #coolmariners123 #lifeatsea #crewlife #foryou #fyp ♬ original sound – CoolMariners123
Në një video, një shikues mund të dëgjohet duke thënë “oh Zoti im” pa pushim.