Site icon Telegrafi

Disa vetura po prisnin dritën e kuqe nën të – momenti i shembjes së urës 950 tonëshe në Florida (Foto/Video)

Janë publikuar pamje të kapura nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë momentin kur një urë u rrëzua në Miami, Florida, duke vrarë së paku katër persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ura u ndërtua për të “përmirësuar sigurinë e studentëve” pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës.

Ura e këmbësorëve prej që kushtoi rreth 11 milionë dollarë u projektua për ta bërë më të sigurt që studentët të kalonin një autostradë të ngarkuar me tetë korsi në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës.

Lexo po ashtu Pamje të reja nga ura 950 tonëshe, e cila u shemb vetëm 5 ditë pasi u ndërtua - vetura të bllokuara në rrënoja (Foto/Video)

Ajo thuhet se u vendos në vetëm gjashtë orë duke përdorur një metodë revolucionare përmes së cilës ura është ndërtuar jashtë vendit për të shmangur pengimin e trafikut në minimum.

Ura kishte për qëllim të përballonte një stuhi të Kategorisë 5 dhe të qëndronte për 100 vjet. Por tani firmat prapa dizajnit dhe ndërtimit përballen me një hetim potencial penal.

Ura rreth 53 metra e gjatë dhe që peshonte rreth 950 ton, thuhet se u shemb në momentin që tetë makina prisnin dritën e kuqe nën të. /Telegrafi/

Exit mobile version