Telegrafi

Disa vende po ‘lobojnë’ për të ndryshuar raportin që adreson problemet mbi ndryshimet klimatike

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga BBC News tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport thelbësor shkencor se si të trajtojnë ndryshimet klimatike.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rrjedhja zbulon se Arabia Saudite, Japonia dhe Australia janë ndër vendet që i kërkojnë OKB-së të zvogëlojë nevojën për t’u larguar me shpejtësi nga karburantet fosile.

Rrjedhja e dokumenteve gjithashtu tregon se disa vende të pasura po vënë në dyshim t’u paguajnë më shumë shteteve më të varfra për të kaluar në teknologji më të gjelbra.

Ky “lobim” ngre pyetje për samitin e klimës COP26 që do të mbahet në nëntor.

Rrjedhja zbulon se vendet po i shtyjnë rekomandimet e OKB-së për veprim dhe vjen vetëm disa ditë para se atyre t’iu kërkohet në samit të bëjnë angazhime të rëndësishme për të ngadalësuar ndryshimet klimatike.

Dokumentet e zbuluara përbëhen nga më shumë se 32 mijë paraqitje të bëra nga qeveritë, kompanitë dhe palët e tjera të interesuara për ekipin e shkencëtarëve që përpilojnë një raport të OKB-së, i krijuar për të bashkuar provat më të mira shkencore se si të trajtohen ndryshimet klimatike. /Telegrafi/