Udhëheqësit e katër landet gjermane u kanë bërë thirrje Kongresit të SHBA-së, që të bllokojnë planet për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Donald Trump, pati thënë muajin e kaluar se do të shkurtojë numrin e trupave amerikane në Gjermani, nga 25 mijë në 9,500.
Kështu, liderët e katër shteteve jugore, iu drejtuan 13 anëtarëve të Kongresit me një letër për mos tërheqjen e trupave, në mesin e anëtarëve bëjnë pjesë edhe Mitt Romney dhe Jim Inhofe.
“Ne kërkojmë nga ju që të na përkrahni pasi ne përpiqemi të mos ndërpresim miqësinë, por ta forcojmë atë duke e siguruar praninë e SHBA-së në Gjermani dhe në Evropë”, thuhej në letrën udhëheqësve të Bavarisë, Hesse, Baden-Wuerttemberg dhe Rheinland-Pfalz. /Telegrafi/