Site icon Telegrafi

Disa ushtarë të Koresë Veriore i pret dënimi për shkak të shakave për Kim Jong Un

Disa oficerë dhe ushtarë të Koresë së Veriut, të cilët dyshohen për shpifje ndaj liderit të shtetit komunist Kim Jong Un, janë vënë nën hetime.

Anëtarët e Korpusit të dytë të Ushtrisë së Koresë së Veriut janë vendosur nën arrest për përqeshjen e diktatorit veri-korean, ka bërë të ditur një burim në jug të provincës Hwanghae për Radio Azia e Lirë.

“Lajmi për shpifjen e kuadrove të korpusit të dytë të ushtrisë kundër Kim Jong Un ka arritur deri te Byroja Politike e Përgjithshme e Ushtrisë Popullore, dhe kuadrot e arrestuar do të dënohen rëndë”, ka thënë burimi.

Grupi kishte “krahasuar Kim Jong Un me një fëmijë kopshti”, një shaka që filloi të përhapet në mënyrë të fshehtë në të gjithë njësinë ushtarake, tregon burimi.

Ushtarë të tjerë iu referuan Kim si një pacient i sëmurë mendërisht në shakat e tyre.

Po sipas këtij burimi, ushtarët janë të frikësuar se mund të jenë në shënjestër në një valë të goditjes dhe po qëndrojnë “të përgatitur për censurën”.

Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar pankarta me thirrje për përmbysjen e Kim Jong Un janë gjetur në qytetin Pochonbo.

Exit mobile version