Telegrafi

Disa ushtarë britanikë shkaktojnë skandal seksual – nuk do të zbarkojnë në Kosovë

Batalioni “Paras” i Mbretërisë së Bashkuar i ndalohet të shërbejë jashtë vendit këtë verë pasi ushtarët filmuan një orgji seksuale dhe e shpërndanë atë në të gjithë ushtrinë britanike.

Anëtarët e “3 Para” kanë regjistruar një video duke bërë seks me një grua në kazermën Merville në Colchester, Britani të Madhe.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Sir Patrick Sanders vendosi sot që “3 Para” nuk do t’i bashkohen një operacioni të NATO-s në Kosovë, i cili është planifikuar të mbahet gjatë verës, raporton themirror.

Sir Patrick Sanders

Në letrën drejtuar Regjimentit të Parashutës shkruan se vendimi ishte “bazuar në incidentet e fundit disiplinore. 3 PARA pranojnë se kanë humbur përkohësisht besimin e CGS-së”, transmeton Telegrafi.

Një hetim i Policisë Ushtarake Mbretërore, i nisur për të përcaktuar se si gruaja hyri në kazermë, vendosi se asnjë ligj nuk ishte shkelur.

Një ish-ushtar tha për Mirror se “kjo do të thotë se trupa të tjera do të dërgohen në Kosovë. Kjo po ndodh kur një luftë e egër po ndodh në Evropë”.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se “të gjitha format e sjelljes së papranueshme, përfshirë ato të natyrës seksuale, nuk kanë vend në Forcat e Armatosura”.

Ndryshe, dislokimi vjetor në Ballkan është për një stërvitje 10-ditore me aleatët e NATO-s, megjithëse trupat normalisht qëndrojnë për më shumë se një muaj. Më shumë se 400 parashutistë është dashur të udhëtojnë drejt Bosnjë-Hercegovinës si dhe në Kosovë. /Telegrafi/