Site icon Telegrafi

Disa të rinj përdorën edhe hanxhar teksa u përleshën jashtë një parku në Angli – pamjet tregojnë situatën e krijuar

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se tregojnë momentin kur disa të rinj me hanxhar jashtë një parku – përpara se gjashtë persona të arrestoheshin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, skenat kaotike shpërthyen në Southend-on-Sea në Essex – ku më pas policia lëshoi një urdhër shpërndarjeje dhe u sekuestruan armë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë një grup banditësh duke tundur thikat e mëdha ndaj njëri-tjetrit – me Adventure Island menjëherë pas tyre.

Më pas shihen policët që mbërrijnë ndërsa “luftëtarët” ikin.

Kryeinspektori Morgan Cronin tha: “Ne duam të sigurohemi që komunitetet tona janë të sigurta dhe ne do të përdorim të gjitha fuqitë e duhura që kemi në dispozicion për ta bërë këtë”.

“Oficerët tanë u janë përgjigjur këtyre incidenteve të raportuara nga publiku këtë mbrëmje dhe informacioni që ata dhanë është i paçmueshëm”.

“Do të doja të falënderoja gjithashtu shumicën dërrmuese të publikut që i bindet ligjit për bashkëpunimin e tyre sot”.

“Por ne e dimë se ka dëshmitarë të tjerë të këtyre incidenteve që mund të kenë detaje të rëndësishme për të ndarë”.

Ndërsa Daniel Cowan, udhëheqësi laburist i Këshillit Bashkiak të Southend, tha se kishte pasur një “fluks të madh të rinjsh”. /Telegrafi/

Exit mobile version