Telegrafi

Disa të pathëna rreth aktorit turk Murat Yildirim

Murat Yildirim është një prej aktorëve më të mirë turq dhe më i pëlqyeri te shqiptarët.

Ai ka bërë për vete audiencën në Kosovë e Shqipëri me rolet e Savashit dhe Demirit në serialet ‘Ask ve Ceza’ dhe ‘Asi’.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Murat Yildirim

Por, shumë pak kush dinë rreth jetës private të aktorit 37-vjeçar.

Yildirim ishte i martuar përgjatë viteve 2008-2014 me aktoren Burçin Terziolu. Ai më pas kishte shkuar në pelegrinazh pas shkurorëzimit me tashmë ish-bashkëshorten, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e kësaj ai nuk pranon që në skenat filmike të paraqitet me alkool në dorë, meqenëse tashmë është edhe Haxhi.

Lexo po ashtu Kjo është e dashura seksi e aktorit turk të njohur në Kosovë si 'Demiri' (Foto)

Aktualisht është në lidhje me bukuroshen marokene Imane Elbani, e cila tashmë është zhvendosur në Stamboll.

‘Sonsuz Ask’ është projekti i radhës ku do të mund ta shohim aktorin pas atij të fundit ‘Mbretëresha e Natës’, ku u paraqit edhe Meryem Uzerli. /Telegrafi/