Telegrafi

Disa të mitur janë gjetur pa ndjenja në një shtëpi në Shkup

Pasditën e sotme disa të mitur janë gjetur në një shtëpi në Shkup pa ndjenja. Ata janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë.

“Sot nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është paraqitur kallëzim për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe është konstatuar se në shtëpinë e D.G. (40), janë gjetur katër të mitur, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja, të cilët kishin konsumuar alkool dhe substanca psikotrope.

Personat janë transferuar në Klinikën e Toksikologjisë dhe në koordinim me prokurorin publik, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.