Të ftuarit e dasmës u larguan për të shpëtuar pasi flakët shpërthyen në një vend “ekskluziv”, duke lënë pesë persona të shtruar në spital.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara tregojnë njerëzit duke rrëmbyer pijet e tyre dhe duke vrapuar ndërsa flakët shpërndaheshin dhe mbeturinat e djegura binin nga tavani.
Afërsisht 850 njerëz ishin në lokalin e lartë kur zjarri filloi rreth orës 22:30 të së shtunës.
#INCENDIO La boda del hijo de una de las familias más millonarias de México, terminó en tragedia en San Miguel de Allende, al incendiarse el recinto Hacienda Los Arcángeles. Checa de quién era la boda???#SanMigueldeAllende #Fuegohttps://t.co/96zolI2l4d pic.twitter.com/QTtiDAfpgE
— News San Miguel (@NewsSanmiguel) March 17, 2024
Të gjithë në ndërtesë u evakuuan, por pesë persona me djegie u dërguan në spitalin më të afërt. Mes tyre ishin edhe DJ-të e dasmës.
Për fat të mirë, askush nuk vdiq në incidentin në San Miguel de Allende, Meksikë.
Zjarri shpërtheu në “një nga vendet më ekskluzive dhe më të njohura për dasma dhe ngjarje”, siç e përshkruan veten Hacienda Los Arcángeles.
Shkaku i zjarrit është i paqartë ndërkohë që zjarrfikësve iu deshën më pak se dy orë për të shuar flakët që arrinin disa metra lartësi.
Ata ende po përpiqeshin të shuanin mbeturinat që digjeshin mëngjesin tjetër. /Telegrafi/