Disa persona u plagosën në një shpërthim dhe zjarr në një kompleks apartamentesh në Roterdam.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të hënën, më 29 janar.
Ndërkohë mediat lokale raportojnë se një shpërthim makine nën kompleksin e banimit, pak para orës 20:25, shkaktoi një zjarr në kompleksin e apartamenteve.
Meerdere panden in brand in #Rotterdam na explosie in een drugslab https://t.co/8cIOdD4GkF 1/2 pic.twitter.com/S92k9da1Ii
— ?????? (@Miss_Royal73) January 29, 2024
Dhe disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën në flakë, me mbeturina që rrethojnë zonën dhe zjarrfikësit që punojnë për shuarjen e zjarrit.
?? Zware #explosie en #brand #Rotterdam #Zuid @RTV_Rijnmond @Vr_RR pic.twitter.com/XYpb0Xu3WS
— Jacco van Giessen (@jaccovangiessen) January 29, 2024
Një alarm për tymin u dërgua për banorët e zonave fqinje.
Sipas autoriteteve, banorët e të paktën 25 banesave duhej të zhvendoseshin përkohësisht. /Telegrafi/