Site icon Telegrafi

Disa të lënduar në makthin e anijes turistike, ndërsa ajo goditet nga “stuhia e egër” gjatë udhëtimit nga Sidnei

Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë dhe ekuipazhi në një anije lundrimi nga Sidnei janë lënduar pasi u përballen me ujërat e trazuar në atë që supozohej të ishte një udhëtim paqësor rreth Zelandës së Re.

Anija e lundrimit Crown Princess ishte në mes të një udhëtimi dy-javor vajtje-ardhje kur u përplas nga erërat.

Anija ndryshoi drejtim pranë Milford Sound në jug-perëndim të ishullit jugor të Zelandës së Re javën e kaluar, përcjell Telegrafi.

Pamjet e regjistruara në kuzhinën e anijes treguan kaosin teksa ajo filloi të “bombardohej” nga dallgët, duke i bërë punëtorët të përpiqeshin të gjenin diçka për të kapur.

Ndërkohë pamjet e postuara në mediat sociale treguan pjata, tenxhere dhe tigane duke u përplasur përtokë. /Telegrafi/

Exit mobile version