Telegrafi

Disa të lënduar, banorët e evakuuar – kështu duket resorti i Velipojës pas shpërthimit të bombolës së gazit (Foto/Video)

Një shpërthim i një bombole gazi ka bërë që së paku 20 persona të marrin lëndime, disa prej të cilëve edhe të rënda.

Gjithashtu mediat shqiptare kanë shkruar se bëhet fjalë për një shpërthim në restorantin e resortit turistik “Fishta” në Velipojë.

Ndërkohë Telegrafi ka siguruar pamje që tregojnë gjendjen, përkatësisht situatën në të cilën ndodhet ky resort, pas shpërthimit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se edhe vullnetarë e policë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, ndërsa janë evakuuar edhe banorët.

Është bërë e ditur se ndër të plagosurit janë punonjës të lokalit, midis tyre edhe pronari i kompleksit.

Shpërthimi që shkaktoi plagosjen e disa personave vjen në kulmin e sezonit turistik dhe Velipoja është një nga destinacionet e preferuara të pushuesve, kryesisht atyre nga veriu. /Telegrafi/