“The Lord of the Rings: The Rings of Power” do të ketë në plan të parë një personazh femër.
Aktorja Morfydd Clark luan në serialin e ri si Galadriel, një luftëtare kukudh që dëshiron të parandalojë kthimin e së keqes në Tokën e Mesme.
Seriali i bazuar në romanet e J.R.R. Tolkien është një nga më të shtrenjtët ndonjëherë dhe do të fillojë transmetimin në Amazon të premten.
Njëri nga producentët ekzekutivë të serialit, Patrick McKay, tha se Tolkien kishte “disa nga personazhet më të mëdha femërore në letërsi” dhe Galadriel ishte ndër të parët që u erdhi ndërmend shkrimtarëve të serialit.
Pjesë e projektit gjithashtu edhe aktorët, si Robert Aramayo, Ismael Cruz Cordova, Sophia Nomvete dhe Nazanin Boniadi, dhe zhvillohet mijëra vjet përpara “Hobit” dhe “The Lord of the Rings”. /KP/