Në burgun e qytetit turk të Hatayt, një nga rajonet më të prekura nga tërmeti me epiqendër Kahramanmarasin, disa prej të burgosurve që dëshironin t’i takonin familjet e tyre i vunë zjarrin qelive.
Raportohet se rreth 250 të burgosur u përpoqën të arratiseshin menjëherë pas dridhjes së tokës, por të cilët nuk arritën dot të largoheshin pasi hasën në rezistencën e policisë turke.
Tre të burgosur humbën jetën pas ndërhyrjes së xhandarmërisë me armë zjarri, raporton t24.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 12 të dënuar ndërsa 390 të paraburgosur dhe të dënuar që gjendeshin në këtë burg janë transferuar në vende të tjera për të vuajtur dënimin.
U pretendua se incidente të ngjashme ndodhën në burgjet e Kahramanmarasit dhe Malatyat, por deri më tani asgjë nuk ka zyrtare.
Ndryshe, dy tërmetet e fuqishme që goditën shtetin turk dhe sirian kanë shkaktuar vdekjen e rreth 12 mijë personave. /Telegrafi/